Deputetët e Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku dhe Dashnor Sula janë konfliktuar me njëri-tjetrin në korridoret e Kuvendit.
Në pamjet e siguruara nga MCN TV shihet që ka ndërhyrë Garda e Republikës dhe deputeti Lefter Gështenja për të shmangur një përplasje fizike mes Sulës dhe Çollakut.
Të dy deputetët kanë përdorur fjalë fyese si legen, servil, langaraq ndaj njëri tjetrit.
Çollaku i thotë Sulës se do të bëjë kallëzim penal ndaj tij.



