Sot dita e themelimit të Partisë Komuniste në Shqipëri, Trump e shpall Ditë të Viktimave të Komunizmit

Sot dita e themelimit të Partisë Komuniste në Shqipëri, Trump e shpall Ditë të Viktimave të Komunizmit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka shpallur ditën e sotme, 8 Nëntorin, si Dita e Viktimave të Komunizmit me rastin e 100-vjetorit të Revolucionit të Tetorit në Rusi.

“Para 100 vitesh, regjimi totalitar komunist në gjithë botën kanë vrarë më shumë se 100 milionë njerëz dhe kanë bërë shumë dhunë dhe shkatërrime. Sot përkujtojmë të gjithë ata të cilët kanë vdekur dhe të gjithë ata që vazhdojnë të vuajnë nga komunizmi”, njofton Shtëpia e Bardhë.

Presidenti amerikan ndodhet për vizitë në Azi. Sot ai po viziton Kinën.

Në Shqipëri, 8 nëntori përkon me datën e themelimit të Partisë Komuniste në vitin 1941. Themelimi i PKSH-së shënoi bashkimin e grupeve të komuniste, të cilët deri në atë kohë luftonin të veçuar nga njëri-tjetri. Miladin Popoviç bëri në atë kohë koordinimin e grupeve për këtë bashki, ndërsa Enver Hoxha, i cili ishte sekretar për Tiranën, u caktua koordinator i degëve të partisë. Enver Hoxha do të zgjidhej kryetar i PKSH-së vetëm dy vite më vonë, për të marrë më pas drejtimin e vendit për më shumë se 45 vjet. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy