
Kryeministri Edi Rama nuk mohon që sekretari i tij I përgjithshëm, Ëngjell Agaçi të jetë takuar me biznesmenin Italian Françesko Beketi, ndonëse e quan atë një episode të shkëputur. Në studion e emisionit të paekspozuarit në MCN ai tha se një ekip avokatësh I qeverisë po përgatitet të kundërshtojë gjobën e Arbitrazhit prej 110 milionë eurosh. Kreu I qeverisë komentoi edhe deklaratat e fundit të Presidentit dhe misionin e tij pas 25 Prillit.



