Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu tha sot në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme për se projektligji për importin, eksportin, transitin e armëve të zjarrit vjen si përgjigje për një nevojë për të modernizuar kontrollin shtetëror mbi transferimin ndërkombëtar të armëve të zjarrit.
Po ashtu gjatë fjalës së tij Vengu bëri me dije janë gati 6 kontrata të nënshkruara për krijimin e 6 kompanive të përbashkëta shtet -privat përmes kompanisë KAYO të cilat parashikojnë prodhimin e municioneve, mjeteve dhe pajisjeve personale, uniformave, armatimit të lehtë, dronëve, sistemeve antidronë.
Më tej, Vengu tha se negociatat me Fincantierin për ndërtimin e kantierit detar të Pashalimanit janë në përfundim të tyre dhe se pritet që produktet e para ‘made in Albania’ të fillojnë këtë vit.
Kemi 6 kontrata të nënshkruara për krijimin e 6 kompanive të përbashkëta shtet -privat përmes kompanisë shtetërore KAYO dhe operatorëve privat.
6 kontratat parashikojnë prodhimin e municioneve, mjeteve dhe pajisjeve personale, uniformave, armatimit të lehtë, dronëve, sistemeve antidronë dhe mjetet e emergjencave civile.
Jemi në përfundim të negociatave me Fincantieri-n për ringritjen e kantierit detar të Pashalimanit për të pasur mundësi jo vetëm të prodhojmë jo vetëm anijet tona, jo vetëm t’i mirëmbajmë, por dhe të prodhojmë mjete për vendet e tjera aleate.
Presim që produktet e para Made in Albania, prodhimet e para të fillojnë këtë vit.
Kemi hyrë në fazën që duam të sigurojmë zinxhirin e furnizimit të qëndrueshëm për të gjitha nënproduktet në mënyrë që të jemi në përputhje dhe me standardet e NATO-s.



