Shqipëria në listën gri për pastrim parash, Tomorri: Asnjë institucion nuk përgjigjet se me çfarë financohen ndërtimet e larta në Tiranë (VIDEO)

Shqipëria në listën gri për pastrim parash, Tomorri: Asnjë institucion nuk përgjigjet se me çfarë financohen ndërtimet e larta në Tiranë (VIDEO)

Këshilli i Europës ka vendosur Shqipërinë në listën e vendeve me risk të lartë për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Në një raport të posaçëm të publikuar këtë të martë, Komiteti i Ekspertëve Moneyval, deklaroi se Shqipëria nuk ka bërë asnjë përmirësim të ndjeshëm në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Për këtë arsye Moneyval ka vendosur që ta mbajë sërish vendin tonë në mbikqyrje të thelluar.

Lidhur me këtë raport gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri foli sot në studion e lajmeve të MCN TV.

Siç u shpreh Tomorri raporti i ekspertëve Moneyval tregon se Shqipëria ka mangësi serioze, ndërkohë që shtoi se asnjëherë deri më tani institucionet nuk kanë qenë efiçente për të gjurmuar pastrimin e parave dhe se sot asnjë institucion nuk mund të përgjigjet se me çfarë financohen ndërtimet e larta në Tiranë apo bregdet.

Intervista e Tomorrit në MCN TV:

Klodi, cilat ishin detyrat e shtëpisë që duhet të bënte qeveria shqiptare, të cilat nuk i ka përmbushur?

Tomorri: Platforma e kuadrit rregullator që parandalon pastrimin e parave është standarde. Ajo ka 40 indikatorë që komiteti i ekspertëve Moneyval i rekomandon për çdo vend që në të gjithë botën. Të gjitha rekomandimet janë thellësisht teknike dhe janë të vështira për tu shpjeguar për qytetarët, por përgjithësisht këto 40 rekomandime bëjnë të mundur që një vend të jetë afër standardeve europiane në luftën kundër pastrimit të parëve. Raporti i ekspertëve Moneyval tregon se Shqipëria ka mangësi serioze në përmbushjen e shumë prej tyre. Ka disa indikatorë teknikë me të cilët konsiderohet në përputhje me standardet më të mira që ndiqen në Europë, por në pjesën më të madhe konsiderohet pjesërisht ose aspak në përputhje me praktikat që rekomandohen nga Moneyval. Ajo që ka ndodhur me Shqipërinë është se është vendosur në listën gri të vendeve me risk të lartë për pastrimin e parave në 2018-ën. Ajo që kishte ndodhur ishte kanabizimi i vendit në vitin 2017, 2018 dhe 2019. Më pas nisi bumi i ndërtimit të kullave në kryeqytet dhe bregdet. Ishte kjo ajo që sipas Faf e kishte konsideruar Shqipërinë me risk të lartë për pastrim parash dhe për tu renditur në listën gri. Në këtë listë janë vendet si Kamboxhia, Xhamajka apo shtete të tjera që nuk kanë institucione dhe përdoren për pastrim parash. Sa më shumë Shqipëria të qëndrojë në këtë listë aq më shumë pikë negative merr.

Ka një vlerësim për vitin 2020 për fluksin e parave të pista që kanë hyrë apo qarkulluar në ekonominë shqiptare, çfarë thonë shifrat dhe në ç’forma pastrohen këto para?

Tomorri: Përgjithësisht vlerësimet për paranë e zezë që qarkullon në ekonomi nuk janë asnjëherë precize. Kanë qenë disa raporte dhe shifrat e hedhura në publik lënë për të dëshiruar. Kemi parë raporte të dalin institucione që nuk e kanë ekspertizën për ta bërë. Ajo që është e sigurt është që kuadri ligjor ka sot Shqipëria për të forcuar ligjet që e bëjnë Shqipërinë vend ku lehtësisht mund të pastrohen para. Ne nuk e dimë në ç’përmasa po pastrohen para, por ne shohim ndërtime të mëdha në kryeqytet dhe në bregdet. Asnjëherë deri më tani institucionet nuk kanë qenë efiçente për të gjurmuar pastrimin e parave në ekonominë shqiptare dhe sot asnjë institucion nuk mund të përgjigjet se me çfarë financohet këto ndërtime.

A ka banka të nivelit të dytë të përfshira në skemat e pastrimit të parave, ç’rol ka Drejtoria e Pastrimit të Parave në kontrollin e tyre?

Tomorri: Nuk ka raste të identifikuara të përfshirjes së ndonjë banke në pastrimin e parave. Ne kemi parë banka në Europë të cilat janë përfshirë në skema masive të pastrimit të parave. Përderisa ndodh në Europë ne nuk mund të ëndërrojmë që fenomene të tilla nuk ndodhin në Shqipëri, por ata kanë institucione që i gjurmojnë. Në Shqipëri me këto institucione që kemi do të jetë e vështirë që të zbulohet ndonjëherë ndonjë skemë e pastrimit të parave. Shqipëria është në atë listë turpi dhe nuk mund të jemi ne vendi që na bëjnë me gisht për pastrim parash. Duhen marrë masa për ta kthyer këtë vend në normal sit ë gjitha vendet e Europës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy