Troci: Shumica e atyre që përfundojnë në terapi intensive janë të pavaksinuar (VIDEO)

Troci: Shumica e atyre që përfundojnë në terapi intensive janë të pavaksinuar (VIDEO)

Disa spitale në Itali janë në të njëjtin nivel që ishin dy vite më parë sa i përket numrit të të infektuarve.

Megjithë numrin e madh të rasteve me Covid-19, ata që përfundojnë në terapi intensive, janë të pavaksinuarit. Në një lidhje me Skype, mjeku shqiptar Albert Troci tha se të pavaksinuarit përfaqësojnë 2/3 e të shtruarve të terapi intensive.

Troci theksoi rëndësinë e vaksinës si i vetmi mjet për të përballuar variantin e ri, Omicron.

Ky variant është aq ngjitës dhe përhapës, saqë në shifra kaq të larta çon në presion në sistemin spitalor. Nuk mund të lejojmë që më shumë qytetarë të humbin jetën thjesht për shkak të mosmarrjes së vaksinës. Ka shumë vaksina të detyrueshme gjatë jetës, kështu që nuk është në një kundërshtim kaq të madh me të drejtat e njeriut.

Vaksina të shpëton jetën dhe është një armë që fatmirësisht u bë një vit që e kemi.

Në spitalin ku punoj unë jemi kthyer si para dy vitesh kur ishim në kulmin e pandemisë, spitali është plot. Por 2/3 e pacientëve në terapi intensive janë të pavaksinuar. Të prekurit që janë të vaksinuar janë pacientë me sëmundje bashkëshoqëruese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy