
Kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko dhe vëllai i tij Vladimir Klitschko shprehen krenarë për njerëzit që kanë qëndruar në qytet për ta mbrojtur atë nga forcat ruse. Dy boksierët e njohur folën për BBC nga kryeqyteti, që po përjeton orë të vështira.
Vitali tha se kishte parë një rresht të gjatë të civilëve që rrinin në radhë për të marrë armë dhe për t'u bashkuar me luftën. Ai tha se patriotizmi i njerëzve e ka befasuar, nga mjekët te aktorët, të gjithë njerëzit po rrëmbejnë armët.
Kur u pyet nëse vëllezërit do të qëndrojnë në qytet për të luftuar, Wladimiri tha:
Kjo është shtëpia jonë. Prindërit tanë janë varrosur këtu, fëmijët tanë shkollohen këtu. Pse duhet të ikim? Çfarë do të bënit ju nëse dikush hyn në shtëpinë tuaj? Ju e mbroni atë”.
Wladimir i kërkoi gjithashtu komunitetit ndërkombëtar që t'i japë më shumë mbështetje Ukrainës. Ai tha se ka një nevojë të madhe për ushqim dhe ujë dhe ndërsa disa ndihma kanë filluar të mbërrijnë, por nuk janë të mjaftueshme.



