
Zëvëndës kryeministri i Rusisë ka deklaruar së fundmi se 80% e vdekjeve mbi mesataren e një viti më parë janë të lidhura me koronavirusin. Kjo do të thotë se numri i personave të cilët kanë ndërruar jetë për shkak të COVID në Rusi është tre herë më i lartë se sa ai që është thënë zyrtarisht.
Deri më tani sipas autoriteteve shëndetësore ruse kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit 55.827 njerëz, ndërsa sipas zëvëndës kryeministrit ky numër mund të jetë deri në 186 mijë.
Ky konfuzion vjen për shkak se si vendet e ndryshme e përcaktojnë vdekjen e një personi. Në Rusi përshembull nëse një person vdes edhe për shkak të COVID, por arsye kryesore ka një sëmundje tjetër, nuk llogaritet si viktimë e pandemisë.
Nëse këto viktima që kanë edhe sëmundje bashkëshoqëruese do të llogariteshin për shkak të pandemisë atëherë Rusia do të ishte vendi i tretë pas Amerikës dhe Brazilit për numrin e vdekjeve.



