"Benz-i" shkrumbohet në Lungomare në Vlorë (VIDEO)

"Benz-i" shkrumbohet në Lungomare në Vlorë (VIDEO)

Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në lagjen ''Uji i Ftohtë'', në Lungomare.

Policia e Vlorës bën me dije se makina tip ''Mercedes Benz'' me  targa  AA 806 GF,  ka qenë në lëvizje e sipër kur ka marrë flakë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak  ka rezultuar se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Nga flakët, blutë e Vlorës sqarojnë se nuk ka të dëmtuar në njerëz dhe mjeti i përket N.S., 56 vjeç, banues në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy