Kortoçi: Dy kompanitë celulare fuqiplota në treg, qytetarët të pambrojtur

Kortoçi: Dy kompanitë celulare fuqiplota në treg, qytetarët të pambrojtur

Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj Kortoçi, ndan mendimin se mungesa e konkurrencës në dy kompanitë celulare në vend çon në një sërë problematikash, pasi qytetari është i detyruar të zgjedhë ose njërën ose tjetrën kompani.

Në një lidhje për studion e “MCN Economy” ku diskutohej tema “Gjobat” e telefonisë celulare”, Kortoçi deklaroi se kur të dyja kompanitë ofrojnë të njëjtat oferta, kompanitë qëndrojnë në pozicion komod pa u shqetësuar për pakënaqësitë e qytetarëve.

Ajo ngriti si shqetësim mungesën e funksionimit të autoriteteve shtetërore për të ushtruar kontroll.

Këto kompani janë fuqiplota në treg, vendosin rregullat e tregut dhe qytetarët janë të pambrojtur.

Nëse do kishim 3, 4 apo 5 kompani celulare, automatikisht kompania do detyrohej të mbronte shërbimin e saj përmes uljes së kostos dhe rritjes së cilësisë.

Aktualisht qytetari paguan një kosto të lartë dhe merr shërbim më pak cilësor. Në Tiranë ke mungesë rrjeti dhe në Vlorë apo vende të tjera, të hyjnë rrjetet e shteteve fqinje, në shërbimin roaming.

Mungesa e përgjegjshmërisë nga ana e kompanive, fitimi pa shpërblim vjen në pakënaqësi të klientit.

Përgjithësisht fitimet e kompanisë Vodafone variojnë në vlera mbi 100 milionë euro.

Të dyja kompanitë që operojnë aktualisht janë të huaja dhe e eksportojnë fitimin, ndërkohë që të ardhurat i nxjerrin në Shqipëri.

Këto janë para të ikura dhe nuk gjenerohen më tej në ekonominë shqiptare.

Ligjvënësit duhet të ndërhyjnë për të mos i nxjerrë këto të ardhura nga vendi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy