Kur kanë mbetur vetëm tre javë nga zgjedhjet e 25 qershorit, kreu i qeverisë Edi Rama vazhdon të surprizojë me sportet elektorale.
Kësaj radhe numri një i qeverisë kishte rolin e policit rrugor, i cili ndalon një drejtues mjeti për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Rama me uniformën e policit dhe një bllok gjobash në dorë, ndalon një qytetar i cili kalon semaforin e kuq.
Qytetari, i ka zgjatu paratë për të mos i vënë gjobë por nëse doni të dini që pranoi apo jo kryeministri para nën dorë, më mirë shikoni videon.



