
Një raketë ruse goditi një ndërtesë banimi gjashtëkatëshe në qytetin e Kharkivit, në Ukrainën lindore, në orët e para të ditës së sotme, duke e shkatërruar atë pjesërisht.
Kështu raportojnë mediat e vendit, duke cituar shërbimin e emergjencës shtetërore.
Deri më tani nga rrënojat është nxjerrë një e moshuar, ndërsa ende nuk ka asnjë lajm për viktima.
Ndërkohë bëhet me dije se numri i të vdekurve nga sulmi i djeshëm i forcave ruse kundër qytetit Chasiv Yar, në rajonin e Donetskut të Ukrainës lindore, ku goditi një raketë Uragan, është rritur në të paktën 17 një ndërtesë banimi.
Lajmin e bën të ditur Unian.
Të paktën 22 persona, përfshirë një djalë nëntë vjeçar, mund të kenë mbetur ende të bllokuar në rrënoja. Gjashtë persona janë shpëtuar deri më tani.



