Franca zyrtarisht është goditur nga një valë e dytë të koronavirusit, pasi sot janë rrgjistruar shifra rekord, që vijnë pas një rritje kronologjike.
Autoritet shëndetësore të Francës raportuan sot se në 24 orët e fundit janë shënuar 10 mijë e 561 raste të reja me koronavirus, duke lënë pas rekordin e ditës së enjte që ishte 9 mijë e 843 raste.
Për këtë rend rritës të shifrave të COVID-19 ka reaguar edhe qeveria e cila ka thënë se nuk do ta lejojë më tej këtë rritje, duke marrë disa masa. Paraprakisht mësohet se disa biznese në Francë do të punojnë me orar të reduktuar.



