“Zgjerimi” titullohet libri i autorit austriak Robert Menasse, i prezantuar së fundmi në Tiranë, përmes një diskutimi me autorin në kuadër të Tetorit Gjerman. Libri trajton temën e zgjerimit të BE-së dhe dëshirën e Shqipërisë për të qenë pjesë e familjes evropiane.



