Gazetari Xhevahir Zhabina, i ftuar në emisionin "Te Pakepozuarit" në MCN, ka dhënë një pasqyrë të thelluar mbi hetimet e Prokurorisë së Posaçme për çështjen e inceneratorëve. Zhabina shpjegoi se hetimi për inceneratorin e Tiranës është ndarë në disa fraksione. Një nga procedurat kryesore është procedimi numër 255, ndërsa një tjetër, procedimi numër 255/1, ka përfunduar hetimin dhe është dërguar në gjykatë. Për këtë procedim janë ngritur akuza për 12 persona, përfshirë dy përfaqësues të Bashkisë së Tiranës, Taulant Tushe dhe Namik Simixhiu, që kanë qenë pjesë e Komisionit të Vlerësimit të ofertave për inceneratorin.
Zhabina theksoi se ndaj këtyre dy zyrtarëve rëndon akuza për shpërdorim të detyrës. Përveç tyre, pjesë e këtij fraksioni janë dhe drejtorët e Bashkisë së Tiranës, si dhe individë të tjerë të përfshirë në inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, përfshirë Lefter Koka dhe Alqi Bllako, të cilët janë të përfshirë në të tre inceneratorët.
Aktualisht, çështja është në fazën e seancës paraprake, dhe ende nuk është marrë një vendim nëse do të kalojë për gjykim.

Në total në këtë fraksion janë 12 persona. Aktualisht që flasim është në seancë paraprake, çka do të thotë që nuk është marrë një vendim nëse kjo çështje do të shkojë për gjykim, pasi është në tagrin e gjyqtarit paraprak për të vendosur nëse çështja do të shkojë në gjyq, do të rikthehet sërish për plotësime të mëtejshme.
Zhabina foli gjithashtu për një fraksion tjetër të hetimit, ku janë të përfshirë rreth 8 deri 9 persona.
Këtyre u është ngritur akuza për grup kriminal të strukturuar. Ky fraksion është më i ndërlikuar dhe përfshin dyshime për zyrtarë të lartë që kanë pasur rol në ngritjen e koncesionit të inceneratorit të Tiranës.
Persona të tjerë të dyshuar mund të jenë zyrtarë të lartë, të cilët janë marrë me ngritjen e konçesionit të inceneratorit të Tiranës.
Një nga çështjet më të nxehta që Zhabina theksoi është ajo që lidhet me Erion Veliajn, Kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Gazetari e përmendi letrën e njohur që Veliaj ka firmosur, e cila i dha miratimin për vazhdimin e projektit të inceneratorit. Pyetja që ende mbetet pa përgjigje është nëse kjo firmë ka përbërë një vepër penale për Veliajn, pasi ai ka marrë kompetenca të Këshillit Bashkiak pa një vendim të tij.
“Prokuroria e posaçme për mendimin tim nuk i ka dhënë përgjigje dy gjërave. E para është ajo letra e famshme që ka firmosur Erion Veliaj, i cili ka dhënë okejn për të vazhduar inçeneratori. Këto që ka marrë kompetencat e Këshillit Bashkiak, prokuroria e posaçme ende nuk na e ka thënë nëse kjo është vepër penale e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës apo jo. Dhe pjesa e dytë është që nëse Ministria e Financave në atë periudhë i ka pasur ose jo paratë për të vazhduar me inceneratorin, këto dy përgjigje shumë të mëdha, prokuroria e posaçme ende nuk i ka dhënë.”
Zhabina tha se SPAK duhet të vendosë nëse ka këllqe të mjaftueshme për të shkuar më lart në hetime. Ai tha se hetimi do të ecë përpara vetëm kur të sqarohet nëse shkresa e Erion Veliajt është ligjore dhe nëse Ministria e Financave kishte paratë për këtë koncesion. Pa këto përgjigje, Zhabina beson se hetimi mund të mbetet në gjysmë.
Ajo që dua të them si konkluzion është nëse SPAK do të ketë këllqe për të shkuar më lart dhe më lart do të shkojë atëherë kur të vendosin nëse shkresa e Erion Veliajt është ligjor apo jo, edhe angazhimi që ka marrë Ministria e Financave për të dhënë paratë për këtë koncesion i ka pasur këto para apo jo. Deri në këtë fazë, prokuroria e posaçme nuk ka arritur që të na e vërtetojë me këtë hetim.



