
Legjenda e muzikës Phil Collins mbajti koncertin e tij të fundit për fansat dhe pse nuk ishte në një gjendje të mirë shëndetësore.
Collins u bashkua me shokët e grupit të Genesis, Mike Rutherford dhe Tony Banks për shfaqjen e tyre të fundit në mbrëmjen e së shtunës, në Londër. Collins, 71 vjeç, performoi shfaqjen ulur.
Grupi u ribashkua për “The Last Domino”, turneun e shtyrë për shkak të Covid-19, i cili është i pari i live pas 14 vitesh.

Collins ka vuajtur nga probleme të shumta shëndetësore vitet e fundit, duke përfshirë dislokimin e rruazave në qafën e tij në vitin 2007 që e lanë me dëmtime nervore në duar. Ai ka përdorur një bastun që nga viti 2015, kur iu nënshtrua një operacioni në shpinë dhe zbuloi në shtator se “mezi mbante” një shkop daulleje.
"Unë nuk bëj dot asgjë. Nuk praktikoj të kënduarit në shtëpi, aspak. Provat janë praktikë," i tha Collins Guardian në shtator.
"Këta djem janë gjithmonë duke më sulmuar për të. Sigurisht, shëndeti im i ndryshon dhe të bësh shfaqjen ulur i ndryshon gjërat. Por në të vërtetë e kuptova në turnetë e mia të fundit solo se publiku sërish të dëgjon. Nuk është ashtu sic do të dëshiroja, po është diçka.," vazhdoi ai.

Anëtari origjinal i Genesis, Peter Gabriel dhe kitaristi Steve Hackett thuhet se nuk ishin të pranishëm në koncertin e fundit të grupit.
Genesis u formua për herë të parë në vitin 1967 dhe mori famë në vitet 1970, duke shitur më shumë se 100 milionë disqe. Collins u bë bateristi dhe vokalisti mbështetës i grupit në 1970, përpara se të bëhej vokalist kryesor në 1975.




