Skenare për trazira? Elezi: Demokratët nuk e ndjekin më Berishën. Në 8 janar i tradhtoi dhe përfunduan në Lanë! (VIDEO)

Skenare për trazira? Elezi: Demokratët nuk e ndjekin më Berishën. Në 8 janar i tradhtoi dhe përfunduan në Lanë! (VIDEO)

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ibsen Elezi, duke folur në MCN Live tha se Sali Berisha nuk ka më njerëz për protesta. Sipas Elezit, me qëndrimet e tij kaotike Berisha po humbet elektorat dhe po e çon PD-në drejt shkatërrimit.

Elezi tha se demokratët nuk e ndjekin Berishën në protesta të dhunshme, pasi ai i tradhtoi më 8 janar, ku protestuesit përfunduan në Lanë. 

Po u fut budallai te fusha e vet, të rreh. Këta janë njerëz në çekuilibër total të arsyetimit. Edhe Berisha është. Është z.Berisha, pa janë këta të tjerët. Të përdorësh këtë retorikën që do përdorësh protestat, revolucionin, është si puna e atij çobanit me ujkun. Çdo shtator këta paralajmëronin një revolucion. Nëse e thërrasin në janar është risi. Në shtator nis sesioni parlamentar, në nëntor vijnë festat, në dhjetor bëhet ftohtë dhe vijnë datat e përkujtimoreve, janari është shumë i ftohtë, këta përgatiten për pranverë, por ka zgjedhje! Këta nuk kanë më njerëz për protesta, sepse kanë prishur të gjitha rregullat e lojës. Të marrin të gjithë bashkë 500 mijë vota dhe të pretendosh se po forcon opozitarizmin, ky është absurditet. 
Z.Basha po krijon struktura, z.Berisha duke mbajtur këtë qëndrim kaotik, po humbet elektorat. Këta po e çojnë PD-në drejt shkatërrimit kështu. Ti duhet të jesh i qartë, i vendosur, të kesh strategji për të mundur kundërshtarin. Po e ndërtojnë aksionin politik në mbështetje të njerëzve që janë militantë, që e shohin Berishën si lider historik, që çdo gjë që thotë ai është e pamundur ta marrësh në diskutim. Janë mjekë, juristë, ekonomistë, që si aksiomë marrin thënien e ditës së Berishës, nuk kanë një mendim të tyrin. Të gjithë e kanë kuptuar se ai po ia lë me qëllim vulën Bashës. Nuk ka kërkuar masë sigurie për z.Basha dhe veprimtarinë e tij. Avokati i Bashës në një emision tha se ka të drejtë ta kërkojë, por s’e bën. Fakti që s’të pengojnë të marrësh vulën, tregon se jam dakord. Z.Berisha është në tkurrje dhe ka gjithmonë e më pak njerëz. Në 14 maj të gjithë bashkë dolën me mbi 200 mijë vota minus. Mori 500 e ca mijë vota me të gjithë kandidatët bashkë, në këtë rast ti ke tkurrje. E gjithë opozita ka shkuar në rënie, ne duhet të bëjmë analizë, çfarë ka ndodhur, pse ndodhi. Asnjë s’ka guxim t’ i thotë Berishës që Këshilli yt Kombëtar është i paligjshëm. Është një trend që opozita po shkon drejt shkatërrimit. I kam thënë z.Berisha që pas 14 majit do të groposin politikisht dhe pasi të groposin politikisht kanë edhe punë të tjera me ty”.

Duke u ndalur te hetimi i nisura nga SPAK për ish-kryeministrin, Elezi thotë se Berisha po e ngatërron problemin teknik me atë politik, si dhe po përdor foltoren e PD-së. 

Berishës i del e drejta e plotë të mbrohet, të paraqesë argumente, të ketë avokatët e vet. Por ky është element teknik. Ky është debat në nivel teknicienësh, dhe nëse ia janë shkelur procedurat është e rëndësishme. Ai duhet të sillet politikisht së pari, teknikisht i ka të gjithë avokatët. Z.Berisha po fillon ta ngatërrojë problemin teknik me atë politik, po e përdor foltoren e PD për konferenca të përditshme. Nuk është partia e z.Berisha kjo. Ka aksionerë që japin kontribut në këtë parti. Berisha manipulon si Basha votat. Si do e sulmosh kur s’ka transparencë si u zgjodhën anëtarët e Këshillit Kombëtar dhe Kryesisë”.


I pyetur mbi mundësinë e skenarëve për trazira, Elezi tha:

Njerëzit s’kanë mbrojtje, e kanë provuar z.Berisha sa konseguent është. Njerëzit që erdhën në 8 janar përfunduan të gjithë në Lanë. Berisha u ka thënë njerëzve që unë tallem me ju. Kam qenë edhe unë atë ditë, jo për dhunë, por për të ekzekutuar vendimin e shumicës. Tallja e z.Berishës në mënyrë të vazhdueshme bën që të mos ta ndjekin demokratët. Përfunduan në Lanë demokratët. Pe ti që z.Berisha e përmendi kush ishte drejtori i policisë, drejtori i Tiranës dhe ministri?! Nuk e mbështesin z.Berisha sepse i tradhtoi demokratët edhe në 11 dhjetor, edhe në 8 janar. Nuk ka tentativë për dhunë, nuk është në forcë....Kur e ka treguar forcën për dhunë? E ka treguar në 96-ën dhe në rastin e Azem Hajdarit, që ishte vrarë një lidership. Kur dini ndonjë rast tjetër të dhunës? Nuk ka bërë ndonjëherë ndryshime me dhunë, edhe nuk i bën dot. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy