Shqipëria merr më 9 nëntor rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave me BE

Shqipëria merr më 9 nëntor rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave me BE

Komisioni Europian do të miratojë më 9 nëntor vendimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Burime zyrtare në Bruksel i kanë thënë “Balkanweb”-it se “Shqipëria pritet të marrë një rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave, por me kusht: rezultate konkrete të zbatimit të reformës në drejtësi”. 

Sipas këtyre burimeve, “ligji i vetingut i dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga Partia Demokratike nuk do të jetë pengesë për dhënien e rekomandimit, pasi me reformën në drejtësi është plotësuar kushti kryesor për të dhënë rekomandimin pozitiv për Shqipërinë për hapjen e negociatave”.

Pas publikimit, pritet që raporti të votohet në Këshill në dhjetor. Vota e vendeve anëtare do të përcaktojë nëse Shqipëria do t’i hapë negociatat ose jo.   

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy