Mjeku Gent Stroni tha përmes një lidhjeje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se nuk duhet të alarmohemi nga situata aktuale e Covid 19 dhe se aktualisht pacientët e infektuar shfaqin simptoma si dhimbje fyti dhe laringu, temperaturë të lartë. Sipas Stronit simptomat zgjasin nga 10-12 ditë.
Duke vijuar shpjegimin e tij Stroni tha se duhet të mësojmë të jetojmë me Covid 19 dhe infeksionet e tjera virale.
Simptomat në këtë variant janë përgjithësisht në traktin e sipërm respirator, nga pjesa e sipërme e hundës, dhimbje fyti dhe e laringut, një kollë të lehtë dhe temperature të lartë. E gjithë kjo shkon 10-12 ditë.
Unë mendoj se duhet të bëjmë kujdes që të ngremë imunitetin, bashkë me vjeshtën dhe dimrin kemi ulje të imunitetit.
Nuk është i vetmi Covidi, duhet të mësohemi të jetojmë me të dhe infeksione të tjera virale. Edhe gripi mund të marrë jetë si covid.
Për sa i përket vaksinimit të fëmijëve, Stroni tha se është një praktikë që po ndiqet nga perëndimi dhe se Shqipëria është në ndjekje të udhëzimeve nga OBSH-ja.
Kjo është e hapur ka ngelur e hapur, ne shfrytëzojmë orientimet nga OBSH dhe perëndimi, një pjesë e mirë ka filluar vaksinim e fëmijëve nuk është për të pasur frikë, por nën monitorim.
Do vijë një kohë kur vaksinimi do duhet të bëhet i përvitshëm.
Pra të hyjnë në një vaksinë, disa shtame të gripit dhe një varianti të Covid.
Stroni tha se sa më shumë kohë kalon kemi hapësira për variante të reja të koronavirusit. Më tej, mjeku shtoi se objekti final është të mos ketë humbje jete.
Në shtator presim situatë ndryshe të vaksinimit.
Sa më shumë kalon, kemi hapësira të varianteve të reja. Ne arrijmë të krijojmë atë imunitet që në fund të ditës të mos kemi problematike për humbje të jetës.
Objektivi ynë final është të mos kemi humbje jete.
Vaksinat do duhet të bëjnë punët e tyre dhe ne tonat. Shkenca po ecën dhe për mjekimin e virusi. Janë licensuar disa prej ilaçeve.



