
Një anije me kapacitet rreth 6 mijë tonë e mbushur me grurë nga Ukraina, po udhëton drejt portit të Durrësit.
Anija “cargo” e quajtur “Jaohar Ranim”, është nisur direkt nga Izmaili Ukrainës, porti më i madh ukrainas, në Odesa.
Aktualisht “Jaohar Ranim” ndodhet në ujërat greke të Jonit, ndërsa pritet që ankorimin në portin e Durrësit ta bëjë më 10 gusht.
Anija mësohet se është ngarkuar me grurë më 28 korrik, ndërsa është anija e parë që bën këtë rrugë që nga nisja e pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt të këtij viti.
Kujtojmë se Turqia dhe OKB-ja ndërmjetësuan një marrëveshje për të lejuar dërgesat të largoheshin nga Ukraina.
Portet e vendit ishin bllokuar që nga fillimi i konfliktit dhe një anije e quajtur Razoni u bë anija e parë e grurit që lundroi sipas marrëveshjes së re.
Razoni u largua nga Odesa më 1 gusht dhe ishte nisur për në portin libanez të Tripolit, por gjatë fundjavës u ndal dhe hodhi spirancën pranë Turqisë jugore.
Që nga nisja e Razoni, pesë anije të tjera janë larguar nga Ukraina. Njëra prej tyre, anija Polarnet me flamur turk, tashmë ka mbërritur në portin verior të Turqisë, Derince dhe pritet të shkarkojë ngarkesën e saj sot.
Rusia dhe Ukraina së bashku mbulojnë gati një të tretën e eksporteve globale të grurit.



