
Partia Demokratike vijon procesin zgjedhor për ripërtëritjen e strukturave të saj zgjedhore.
Bëhet me dije se zgjedhjet për kryetar të PD-së dega Durrës do të zhvillohen ditën e shtunë në pallatin e kulturës “Aleksandër Moisiu” dhe se për këtë post kandidojnë: Ardian Muka, Igli Cara dhe Osman Stafa.
Kujtojmë se votimet për krerët e disa degëve të rëndësishme si Vlora,Lezha, Shkodra janë mbyllur.



