
Policia e Tiranës ka arrestuar 11 persona pas protestës përpara parlamentit, ku banorë të 'Astirit' protestuan duke kundërshtuar prishjen e banesave të tyre, që preken nga projekti i ndërtimit të Unazës së Madhe.
Ata akuzohen për “Plagosje e rëndë me dashje”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Goditja për shkak të detyrës”.
Në njoftimin zyrtar policia se, Nga tërësia e veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët për hetimin e krimit, nën drejtimin e Prokurorisë u bë arrestimi në flagrancë i tyre dhe konkretisht:
- Alban Ahmetcenaj, 36 vjeç;
- P. A., 17 vjeç;
- Fluturim Goleci, 30 vjeç;
- Rruzhdi Daci, 53 vjeç;
- Marsel Villari, 28 vjeç;
- Erjona Dozhani, 30 vjeç;
- Lulzim Dozhani, 45 vjeç;
- Dorjan Protoduari, 30 vjeç (i shpallur më parë në kërkim nga Kom. Pol. nr.6, për veprën penale “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”);
- Ali Nalic, 35 vjeç;
- Amarildo Sinanaj, 30 vjeç;
- Shpati Bilbili, 31 vjeç.
"Njëkohësisht vijon puna për identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë, të cilët gjatë protestës kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë, si dhe kanë nxitur protestuesit për veprime të dhunshme", thuhet në njoftim.
Protesta u përshkallëzua në akte dhune ku për pasojë u plagosën 12 punonjës policie, mes tyre dy në gjendje më të rëndë, si dhe u lënduan lehtë 3 protestues,
Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve dhe përfaqësueve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit.
Policia e Shtetit thotë se është e vendosur për të mos toleruar akte të tilla dhune ndaj punonjësve të Policisë si dhe për të mos lejuar më bllokimin e rrugës, duke penguar qarkullimin e lirë të qyetarëve dhe të automjeteve.



