
Mesazhi i parë i Krishtlindjeve në të cilin Mbreti Charles III i Anglisë, theu rekordin e dëgjimeve në Mbretërinë e Bashkuar, pasi 10.7 milionë persona e dëgjuan atë.
Fjalimi i transmetuar si zakonisht nga BBC dhe i transmetuar edhe në kanale të tjera televizive, jo vetëm që eklipsoi çdo program tjetër të ditës, por ishte më i ndjekuri që nga vitet 1990, duke kaluar edhe të fundit të mbretëreshës së ndjerë Elizabeth, të regjistruar një vit më parë, me 9 milionë dëgjime.
Kjo është një shenjë e popullaritetit të Charles, për fjalimin e tij nga Kapela e Saint George në Kështjellën Windsor, ku prehen nëna dhe babai i tij.
Charles bëri homazhe për mbretëreshën që vdiq më 8 shtator dhe kujtoi shumë qytetarë britanikë në vështirësi për jetën e shtrenjtë dhe faturat me të cilat përballen.



