Nis hetimi ndaj tre gjyqtarëve që liruan të fortin e "Bandës së Durrësit" Lul Berisha

Nis hetimi ndaj tre gjyqtarëve që liruan të fortin e "Bandës së Durrësit" Lul Berisha

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet, ndaj treshes së gjyqtarëve të shkallës së parë të qytetit të Durrësit. Ndaj Tritan Hamitaj, Fejzo Hysi dhe Shpëtime Pitarku, të tre pjesë e kolegjit penal, krimet e rënda kanë krijuar dyshime të arsyeshme se, në rastin e lirimit të të fortit të “Bandës së Durrësit” Lul Berishës, secili nga gjyqtarët ka shkelur ligjin.

Burime nga akuza, theksojnë se gjykata e shkallës së parës në Durrës, ka shmangur procedurën normale te kundërshtimit të urdhrit të ekzekutimit që nxjerr prokurori.

Vendimi i uljes së dënimit të dhënë nga Hamitaj, Hysi e Pitarku, u trajtua si një çështje administrativo- penale, duke përjashtuar prokurorin nga salla e gjyqit, e duke lënë të pranishëm vetëm juristi burgut, tashme të shpallur në kërkim, Tedi Labi.

Shkelja e ligjit dyshohet të jete bërë si, përsa i përket procedurë se ndjekur, ashtu edhe për aplikimin në mënyrë të gabuar te ligjit për amnistinë.

Prokuroria e krimeve të rënda dyshon se, gjyqtari Fejzo Hysi ka zbatuar gabim ligjin për amnistinë, duke i zbutur ish-kreut të bandës së Durrësit dënimin e marrë për armëmbajtje pa leje në kushtet kur ai ishte dënuar për vrasje.

Sipas dispozitave ligjore, Gjykata kishte aplikuar dënimin me te rende atë të vrasjes për Lul Berishës dhe në këtë mënyrë, atij ishte hequr dënimi i armbajtës pa leje, sepse i ishte njësuar dënimi, shkruan “Vizion Plus”.

Pra përfitimi i uljes së dënimit nga armëmbajtja pa leje nuk ekziston në këtë rast.

Nga ana tjetër, prokuroria e qytetit bregdetar ka dërguar për rekurs në gjykatën e lartë vendimin e lirimit të me kusht të ish-kapobanda e Durrësit, pasi akuzohet, për disa vrasja e trafik ndërkombëtar droge.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy