Rënia e euros, Prençe: Humbje për bizneset, zgjidhja i takon qeverisë dhe BSH-së (VIDEO)

Rënia e euros, Prençe: Humbje për bizneset, zgjidhja i takon qeverisë dhe BSH-së (VIDEO)

Kryetari i shoqatës “Pro-export”, Edvin Prence në një lidhje skype me MCN Live ka komentuar rënien e monedhës së euros. Ai tha se rënia e kursit të këmbimit nuk mund të justifikohet dhe se kjo përkthehet në dëme ekonomike. Sipas tij, kjo ka sjell humbje të mëdha për biznesin, Banka e Shqipërisë duhet ti mbajë në kontroll sepse situata më e frikshme do të jetë në vijim.

Dua të bëj një parantezë që të gjithë institucionet bankare dhe qeveria thonë që kursi këmbimit është në gjendje të lirë, por  kur lihet në gjendje të lirë dhe është i pakontrolluar atëherë herët a vonë ajo do të plasë si një flluskë sapuni, kjo ulje mund të themi që janë pashkët apo bajrami por patjetër që eksportuesit i frikëson sepse çdolloj lëvizje një luhatje e tillë e pakontrollueshme ne shohim vetëm dëme ekonomike dhe nga llogaritjet e vitit të kaluar ishin 225 mln euro humbje, ku sektori i veshjes dhe këpucës ka pësuar humbjen më të madhe. Kjo është mungesë likuiditeti për të bërë rritjen e pagave. Kjo nuk është këmbanë alarmi por është diçka që po prekim dhe situata e frikshme do të jetë në muajt në vijim sepse një rënie kaq e frikshme e monedhave të huaja do çojë në një deficit, problematikë reale të ekonomisë shqiptare.

I pyetur se sa e rëndë është situata dhe nëse ka në dorë të bëj diçka Banka e Shqipërisë, Prençe tha se janë në rrezik vendet e punës pasi nuk po mbulohen dot kostot. Ai theksoi se zgjidhja e situatës i takon qeverisë dhe bankës së Shqipërisë.

Jemi të gjithë njëzëri të gjitha shoqatat e eksportuesve dhe e prodhuesve pasi mendoj se zgjidhjet janë në darën e qeverisë dhe Bankës. Ne kemi një ekonomi që po ecën me ritme galopante dhe kjo falë tregut të lirë. Ndërhyrjet i ka në dorë vetëm BSH dhe parlamenti, duhet një ndërhyrje emergjente për të stabilizuar ekonominë sepse janë në pikëpyetje 200 mijë vende pune sepse nuk arrijmë të mbulojmë dot kostot. Po humbasim falë mosndërhyrjes dhe neglizhencës.

Në vijim ai u shpreh se kur flasim për këtë rënie të frikshme të euros nuk po kërkojnë që ajo të rritet porse duhet një qëndrueshmëri.

Në rast se këto gjëra nuk merren parasysh dhe s’do ketë vëmendje nga qeveria dhe BSH atëherë nëse sot ne kemi vende të lira pune, nesër do mund ti shkurtojmë sepse s’do jemi të konkurushëm. Ne jemi duke kërkuar qëndrueshmëri dhe transparencë dhe mendoj se banka dhe qeveria janë të vetmit aktorë që mund të na japin një arsye se për sa kohë do të ndodhë që dhe ne të jemi të përgatitur për atë që do vijë në muajit në vijim.

Prençe tha se kjo situatë ka bërë që brende të huaja të veshjeve dhe këpucëve të largohen pasi sipas tij forca ekonomike e një e vendi tregohet nga eksportet.

Ajo që unë konfirmoj është se sot që ne flasim shumë brende të huaja të veshjeve intime dhe këpucëve po largohen nga Shqipëria dhe nga këtu nis këmbana e alarmit dhe ky kurs këmbimi dhe paqëndrueshmëria  na bën të pakonkurueshëm. Nuk kemi asnjë mbështetje suport nga qeveria. Kush punon në qeveri e di se mirëqenia ekonomike e një vendi nuk llogaritet nga importi, por promovohet nga eksporti. Ka ardhur koha dhe mendoj se maturia e qeverisë duhet të jetë më maturuese për të bërë punën e saj dhe detyrat për të rritur ekonominë shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy