Një krijuese imazhi VIP-ash si Miranda Dupi/ Rrëfimi për profesionin dhe jetën e saj

Një krijuese imazhi VIP-ash si Miranda Dupi/ Rrëfimi për profesionin dhe jetën e saj

Detyra e një kuratori të imazhit shkon përtej kombinimit të veshjeve, siç bën një redaktor mode, sepse krijuesi i imazhit kujdeset gjithashtu për grimin, flokët dhe gjithë stilin në tërësi.
Stilistja dhe krijuesja e imazhit, Miranda Dupi është ndër të preferuarat e artistëve të njohur në vend.

 Në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ajo rrëfen për punën e saj dhe shpjegon se suksesin e ka arritur falë pozitivitetit, aftësisë për të krijuar siguri dhe për të frymëzuar besim tek të tjerët.

Jam e dashuruar me punën time; nuk e bëj thjesht për pagesë apo energji, është pasioni që më mban në këtë profesion dhe nuk e kuptoj lodhjen.

Kam dalluar që kur isha e vogël për stilin, vishesha duke i sajuar veshjet vetë.

 Jam rritur në praninë e gjyshes time që qepte, dhe unë kam marrë prej saj dëshirën për dukje të mirë. Mami dhe babi më gjenin rrobat dhe unë bëja ‘pasarela’ në shtëpi; familja ka qenë shumë mbështetëse.

Me moshën, kur shkuam në vitin 1992 në Greqi, u njoha me një mike që më ndihmoi, dhe më pas vazhdova studimet për modën atje.

 Si ‘image maker’, kam punuar si asistente, kam shoqëruar VIP-a. Alban Skënderaj dhe Miranda Cani kanë qenë të parët me të cilët kam punuar.

Stilistja Dupi thotë se e ka parim që personazhit që kuron duhet t’i japësh pozitivitet dhe  përpara gjithçkaje tjetër, i bën personazhet të ndihen mirë.

Jam krenare për të gjithë që kam shoqëruar, kam bërë një ‘familje’ të madhe me artistët dhe VIP-at që kam punuar. 

Mendoj se stili është karakter, nuk mund të ndryshosh karakterin dhe të presësh të kesh një stil tjetër; veshja përputhet me karakterin dhe profesionin që bën. 

Detajist dhe kërkues është Albani; është edhe muzika e tij, janë veshjet, etj. Te femrat është Arilena, Fifi, Kiara, etj. Mundohem të zhvilloj bashkëpunim me personazhet që të kem një gjuhë me ta. Sekreti është të gjesh të mirat te ata dhe t’i nxjerrësh në pah.

Më pëlqen puna që bëj, kam plot energji për të dhënë më të mirën, dhe përshtatem lehtë me stilin e personazhit që jam duke kuruar. Si image maker, shkojmë përtej imazhit, sepse të bësh image maker duhet të kesh bërë edhe psikologji stili, duhet të përfshihesh në psikologjinë e çdo personi që kuron.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy