Reshjet e shiut përmbytin edhe Lezhën (VIDEO)

Reshjet e shiut përmbytin edhe Lezhën (VIDEO)

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë natës kanë krijuar probleme edhe në Lezhë.

Korrespondenti Jul Simoni tha në një lidhje telefonike me studion e MCN Live se kanalizimet nëntokësore nuk e kanë përballuar nivelin e prurjeve dhe ujërat kanë dalë në sipërfaqe, duke sjellë përmbytje në bllokun e banimit 11-janari të lagjes Besëlidhja.

Punonjësit e shërbimeve publike ndodhen në terren prej orëve të mëngjesit dhe po ndërhynë për zhbllokimin e pusetave për evadimin e shpejtë të ujerave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy