Pas tre muajsh bllokim, TikTok sërish i aksesueshëm në Shqipëri

Pas tre muajsh bllokim, TikTok sërish i aksesueshëm në Shqipëri

Pas gati tre muajsh bllokimi të platformës TikTok në Shqipëri, që prej mëngjesit të sotëm ajo ka rifilluar të funksionojë normalisht pa pasur nevojë për përdorimin e VPN.

Përdorues të shumtë raportojnë se platforma është e aksesueshme si në rrjetet celulare, ashtu edhe  Wi-Fi.

Ndërkohë ende nuk ka një reagim zyrtar nga qeveria, për të sqaruar nëse bëhet fjalë për një gabim teknik, një pezullim të përkohshëm të filtrimit, apo ndoshta për një marrëveshje të re me platformën për ta lejuar funksionimin e saj me kushte të reja.

Kujtojmë se TikTok u bllokua në Shqipëri në mars 2025 me arsyetimin se platforma përbënte rrezik për të miturit dhe përhapte përmbajtje të dëmshme. Prej asaj kohe, përdoruesit kishin akses vetëm përmes VPN.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy