
Të paktën një person ka humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë në një shkollë të mesme në Kentucky.
Të shtënat ndodhën në Marshall County, shkolla e mesme në Caldwell mëngjesin e së martës rreth orës 8:00 të mëngjesit.
Policia e Kentucky theksoi se i dyshuari është arrestuar dhe nodhet në paraburgim duke bërë edhe një përshkrim të sulmit në shkollë.
Të paktën pesë persona besohet se janë qëlluar.

Guvernatori Kentucky Matt Bevin konfirmoi me një postim në Twitter se i dyshuari është arrestuar nga policia pasi ka patur ‘të shtëna tragjike’.
Ai shtoi se askush nuk duhet të spekulojë për ngjarjen pasi hetuesit do japin të gjitha të dhënat shumë shpejt.
Prindërit ishin duke larguar fëmijët nga shkolla, pasi studentët dhe stafi mbetën të mbyllur në klasa.
Në vendin e ngjarjes ka një prani të madhe të policisë dhe në shkollë ndodhen edhe ambulanca dhe helikopterë emergjente pas situatës së krijuar.
Raportet fillestare sugjerojnë se të shtënat mund të ketë ndodhur në një dhomë të përbashkët.




