Zv.kryeministri Ahmetaj është përplasur me deputeten e PD-së, Jorida Tabaku sa i takon rritjes së çmimeve. Ahmetaj tha se të thuash se rritja e çmimeve është bërë për arsye të tregut të brendshëm.
Të thuash që çmimet janë rritur për arsye të tregut të brendshëm në mirëkuptim politik do e quaja të qëllimshme profesionalisht. Do e quaj s’dua ta përdor fjalën, do ishte e rëndë fjala, por po që quaj politikisht të qëllimshme.
Çfarë janë të dyja ndërhyrjet që ka bërë qeveria me grupet për transparencën me çmimet? Çfarë mund të bëjë një qeveri, sa të ndërhyjë për transparencën. Për mua është efektive. Shihni nivelin e inflacionit, që reflekton rritjen e çmimeve proporcionale. Është e ardhur shtesë që vjen momentalisht nga rritja e çmimeve. Inflacioni rëndon, godet konsumin. Që do të thotë se shteti nuk bën dot biznes, është alfa e gjësë. Nëse ka dy lekë të ardhura më shumë, janë shpërndarë, psh kanë shkuar te energjia. I bëni llogaritë mbrapsht. Janë shpërndarë në paketën sociale, do shpërndahen prapë. Te energjia asnjë qytetar apo biznes nuk paguan më tepër. A e dini se së fundmi Spanja dhe Portugalia kanë kërkuar që të dalin nga rregullat bazë të unionit. Ja paguajmë çdo cent nga rritja e energjisë në botë dhe për shkak të luftës dhe evazionit në Ukrainë. Kemi rritje nga të ardhurat në dogana, që do të shkojnë për investimet publike dhe paketën sociale. Ne kemi ndërhyrë aty ku çmimet janë rritur, te shporta. Kemi ndihmuar e sektorë, u bënë tre herë, pa mendojeni, tërmeti po shkon mbi 1.1 miliardë injektimi. Kur inflacioni godet konsumin asnjë nga ju s’duhet të gëzohet për një spirale të mundshme negative ekonomike. Prapë ajo historia që do Zoti marrim pushtetin mbi fatkeqësitë? Nuk ndodh. Një qeveri mendon për sot dhe disa e disa vite.”, tha Ahmetaj.
Ndërkohë, Tabaku nuk i ka kursyer ironitë drejt Ahmetaj, duke thënë se mund të mos marrin vesh nga shifrat, pasi nuk janë të gjithë mësues anglishteje.
Mund të jem e paditur, se nuk jemi profesor anglishteje. Por zgjohem e qetë nga gjumi se nuk kam firmosur tendera për inceneratorët.
Inflacioni në vend ka arritur ne thuajse 7%, gjë e cila ndihet më shumë tek më të varfrit. Nuk besoj se ka krenari të firmosësh marrëveshje që nuk sjellin investime e përfitime të huaja në vend. Borxhi sot i Prodhimit të Brendshëm Bruto ka arritur në 106%. Ne si parlament kemi detyrime. Në këtë situatë që ndodhemi ka vetëm një përgjegjës, shkurt-ditësia e kësaj qeverie. Masat e qeverise janë të pamjaftueshme dhe ngritja e bordit- abuzim nga ana e saj.



