Skandal, Kuvendi i Ruçit ikën me pushime...

Skandal, Kuvendi i Ruçit ikën me pushime...

Për herë të parë për këto dy dekada Kuvendi bën pushim menjëherë pasi ka filluar punën. Burime nga Kuvendi deklaruan për TemA TV se Kuvendi i Shqipërisë nuk mblidhet sot të enjten më 21 shtator, se nuk ka çfarë të miratoje. Asnjë ligj, asnjë dekret, asnjë akt normativ! Edhe komisionet janë pushim. Megjithëse disa prej tyre kanë plot projektligje nga legjislatura e kaluar që duhen diskutuar. Fjala vjen, akoma nuk është miratuar akti normativ i ndryshimit të buxhetit të shtetit nga qeveria. Për më tepër, Komisioni i ligjeve nuk ka mbaruar punë me aktet që u nevojiten organeve të Vetingut për të funksionuar. Një minus i madh ky për Gramoz Ruçin, i cili po tregon se nuk e ka nën kontroll ekzekutivin dhe deputetët e mazhorancës. Eshtë e qartë se këta “burra shteti” nuk punojnë dot, nëse nuk kthehet në Tiranë Edi Rama, i cili ndodhet në Nju Jork në punimet e Asamblesë së OKB.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy