Të shtëna me armë në një lokal nate në Norvegji, dy të vdekur dhe 14 të plagosur

Të shtëna me armë në një lokal nate në Norvegji, dy të vdekur dhe 14 të plagosur

Të paktën dy persona mbetën të vrarë nga të shtënat me armë në një lokal nate në Oslo të Norvegjisë. Policia e kryeqytetit norvegjez, deklaroi se krahas viktimave ka edhe të plagosur, në gjendje të rëndë.

Të shtënat u shënuan brenda një vendi të frekuentuar nga homoseksualët, i tejmbushur me njerëz në këto ditë kur zhvillohet parada Oslo Pride.

Dukej si një skenë lufte, shumë njerëz të shtrirë në tokë me lëndime në kokë. Vrasësi ishte shumë i vendosur, veçanërisht ku të synonte.

Kur e kuptova se ishte serioze, ika. Ishte një burrë i gjakosur i shtrirë në tokë.

Kështu thotë një grua në dëshminë e saj. Ngjarja u shënua rreth orës 01:00 pas mesnatës së të premtes, në tre vende të ndryshme, në klubin e homoseksualëve në London Pub, në klubin e xhazit Herr Nilsen dhe në një pikë për ushqim.

Sipas bilancit të bërë nga policia nga të shtënat humbën jetën dy persona, ndërsa 14 të tjerë u plagosën.

Autorit të të shtënave iu sekuestruan dy armë zjarri, teksa u ndalua nga policia, e cila flet për autorësinë e vetëm një personi.

Marshimi i Krenarisë në Oslo i planifikuar për të shtunën pasdite nga komuniteti i homoseksualëve, është duke u shqyrtuar nga policia, lidhur me masat e sigurisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy