Greqia jep shpërblime për festat, kreditorët mërziten dhe i bllokojnë këstin e radhës

Greqia jep shpërblime për festat, kreditorët mërziten dhe i bllokojnë këstin e radhës

Greqia duket se ka mërzitur kreditorët e saj, duke detyruar këta të fundit që t’i pezullojnë dhënien e këstit të radhës për qeverinë e Alexi Cipras.

Shkak për këtë është bërë vendimi i qeverisë greke për të shpenzuar 617 milionë euro në dhënien e një ndihme për pensionistët për festat e fund vitit.

Mekanizmi i Stabilitetit në Evropë, institucioni që ndihmon qeveritë e eurozonës që kanë problem, thotë se nuk është pyetur për këtë shpërblim.

Me këtë vendim të qeverisë së Cipras, marrëveshja për dhënin e ndihmës financiare është pezulluar. Marrëveshja për uljen e borxhit u arrit më 5 dhjetor dhe ka si synim uljen e interesit të borxhit për Greqinë.

Qeveria e Cipras ka vendosur që t’u japë një bonus të gjithë pensionistëve që marrin më pak se 800 euro, por pa u konsultuar me përfaqësuesit e eurozonës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy