Aeroporti i Vlorës/ Gërdupi: Nuk mendoj që rritja e kostove mund të ketë pasoja penale

Aeroporti i Vlorës/ Gërdupi: Nuk mendoj që rritja e kostove mund të ketë pasoja penale

Avokati Ili Gërdupi duke folur për Aeroportin e Vlorës në “Mcn Economy” tha se situata atje vijon të jetë e pezulluar, sa i takon të drejtës së votës, por kjo s’ka efekt në lidhje me kantierin e punimeve. 

 

Po ashtu avokati thotë se në aeroport ka patur punime ekstra nga projekti fillestar, por ky është një dëm për koncesionarin, jo shtetin. Avokati nuk beson që rritja e kostove të shpenzimeve mund të ketë pasoja penale. 

 

“Postimi në Facebook s’është nga faqja zyrtare e aeroportit. S’jemi në kushtet e një postimi zyrtar dhe burim i besueshëm. Sa i përket situatës së kuotave është e vërtetë që Gjykata e Apelit i dha të drejtë shoqërisë Mabco, por menjëherë pati një vendim nga gjykata e shkallës së parë e Tiranës që ka bërë një pezullim tjetër, për të njëjtat palë. Situata vijon të jetë e pezulluar sa i takon të drejtës së votës, por kjo s’ka efekt në lidhje me kantierit. Mund të ketë një efekt shkak-pasojë, por nuk është se efekti ligjor i vendimit ishte për punimet. 

 

Në dijeninë time aty ka patur punimë shtesë, nga projekti fillestar. Nga gjatësia për pistën, pista është bërë më e gjatë për fluturimet transatlantike. Janë bërë punime ekstra dhe rrjedhimisht do kenë kosto ekstra. Ka zgjerim të sipërfaqes së terminalit, dhe janë marrë miratimet përkatëse. Rritja e kostove i sjell dëm koncesionarit, jo shtetit. Fakti që hetohet s’do të thotë domosdoshmërisht që ka shkelje.

 

Fakti që ke shpenzuar më shumë para në projekt s’do të thotë që do të marrësh fitime më të mëdha. Nuk është se Prokuroria bëri ndonjë zbulim të ri për kostot, pasi është një gjë dihet. Dyshimi i Prokurorisë është pse e kanë bërë dhe a ka ndonjë pasojë penale. Nga qasja ime si avokat, në terma të përgjithshëm, s’ka pasojë penale. Mbase ata kanë konsideruar që duke bërë punime më shumë, do kemi fitime më të mëdha”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy