Vrasja e Bujar Çelës, TvT siguron pamjet e momentit para dhe pas ekzekutimit (VIDEO)

Vrasja e Bujar Çelës, TvT siguron pamjet e momentit para dhe pas ekzekutimit (VIDEO)

Mëngjesin e së enjtes, 60-vjeçari Bujar Çela, vëllai i të shumëkërkuarit Talo Cela, u ekzekutua me armë zjarri ndërsa ndodhej në një lokal duke pirë kafe në shoqërinë e një personi tjetër, pak sekonda para se në trupin e tij të zbrazeshin 20 plumba.

Pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë së lokalit, kanë fokusuar edhe momentin kur Çela është i shtrirë në tokë, në pamundësi për t’i shpëtuar plumbave që e zunë në befasi.

Atentatorët kanë qenë të maskuar, ndërsa të shtënat nuk janë dëgjuar, pasi armët kanë qenë me silenciator, teksa trupi i pajetë i Bujar Çelës është pikasur nga qytetarët brenda në lokal. Ka qenë ekspertiza e kryer që ka konfirmuar se trupin e 60-vjeçarit në pjesë të ndryshme e kanë përshkuar mbi 20 plumba.

Pak pas ngjarjes së rëndë, autorët kanë braktisur e djegur totalisht makinën e përdorur në atentat, ndërsa është gjetur në fshatin Murras në aksin rrugor Elbasan-Peqin. 

Bujar Çela ishte person pa precedent penalë, ndërsa punonte si taksist. Pista e parë e hetimeve nga ana e policisë është ajo e hakmarrjes, për shkak të aktivitetit kriminal të të vëllait, Talo Çela, i dyshuar si i përfshirë në grabitjen e Rinasit dhe në një sërë çështjesh të tjera penale.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy