Kandidati Republikan në garën presidenciale Donald Trump është pritur për të dytën herë brenda pak orëve me protesta në Kaliforni. Me qindra qytetarë të indinjuar nga deklaratat e tij kanë protestuar duke mos e lejuar që të takohet me mbështetësit.
Ndërsa ky i fundit pasi ka nisur takimin, ka ironizuar protestën me një shprehje karakteristike të tij: “Kur hyra në hotel mu duk vetja sikur po kaloja kufirin”.



