Një 4-vjecare u kafshua nga një qen pitbull në Vlorë teksa ecte në Lungomare me gjyshërit. Vajza e vogël u dërgua me urgjencë në spital, ndërsa është bërë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Adriana Kalaja, avokate tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e emisionit “FactCheck” mbi ngjarjen është krijura një kakofoni e sponsorizuar nga kryetarja e Bashkisë së Vlorës.
Duke vijuar Kalaja tha se qeni nuk duhej ekzekutuar pa u ekzaminuar dhe se ajo ka dyshime se Bashkia e Vlorës po përpiqet të justifikojë një aksion që dëshiron të ndërmarrë në ditët në vijim për shfarosjen e qenve.
Është kakofoni e sponsorizuar nga kryetarja e Bashkisë së Vlorës. Sipas personave prezentë në ngjarje vajza ka qenë duke luajtur me top me qenin. Në një video tregohet qartë që qenushi ka qenë miqësor.
Nuk di relatat e këtij shtetasi që është në moshë shumë të madhe, që edhe nëse do të kishte bërë vetë një vepër penale, është i përjashtuar. Për gjërat që nuk kam informacione nuk kam dëshirë të shpreh mendime që mund të jenë të gabuara. Moshën e pronarin të qenit e kam lexuar në deklaratën e policisë. Dje isha në Prokurorinë e Vlorës, dhe atje nuk më është thënë që ka nisur procedimi. Ka mospërputhje mes të dhënave të veterinerit, punonjësve të bashkisë me atë që deklaron policia.
Vajza jo vetëm që është jashtë rrezikut për jetën, ka disa gërvishtje të jashtme dhe nuk ka plagë që mund t’i shkaktojnë problematika. Familjarë të vajzës kanë kontaktuar me mua.
Policia e Shtetit i ka konfirmuar që pasi e kanë lokalizuar, e kanë marrë qenin dhe ia kanë dorëzuar punonjësve të bashkisë. Drejtori i policisë vendore ia konfirmoi dhe Prokurorisë së Vlorës. Mua më shqetëson, se qeni përbën element të provës për hetimin nga prokuroria. Në rastin konkret duhet të ishin bërë hetime për problematikën që mund të shfaqte ky qen. Fakti që na ka shqetësuar është pse u ekzekutua qeni 2-3 orë pas ngjarjes, pse u mbajt e fshehtë dhe pse dje u pranua nga kryetarja e bashkisë që qeni u ekzekutua. Nuk mund të ekzekutohet një qen pa u kryer ekzaminimi i duhur, pa u zbatuar protokolli. Aty mund të fshihet një ngjarje tjetër, persona të tjerë. Kallëzimi penal që bëra dje është për faktin që me këtë ngjarje kryebashkiakja e Vlorës do të justifikojë një aksion që duan të marrin në ditët në vijim për shfarosjen e qenve. E kisha informacionin që do ndodhte aksion për zhdukjen e qenve.
Veprimi im është që të hetohet ngjarja dhe të mos përsëritet më.



