Intervistat për kreun e SPAK, kandidatët shpalosin platformat (VIDEO)

Intervistat për kreun e SPAK, kandidatët shpalosin platformat (VIDEO)

Tre kandidatët në garë për kreun e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion po zhvillojnë sot seancat dëgjimore në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Seanca ka nisur me intervistimin e kandidatit Altin Dumani.

Altin Dumani

Është privilegj për mua të jem para jush dhe para publikut. Do të prezantoj para jush vizionin tim për drejtimin e SPAK-ut. Plani i detajuar është paraqitur pranë KLP-së. Ligji e ka rregulluar strukturën e SPAK dhe akti i parë është rregullorja e funksionimit të SPAK. Duket organizuar puna sipas specializimeve që kanë prokurorët. Duhet  emëruar drejtuesi i BKH sa më parë. SPAK do të synojë të ketë në administratën e saj njerëz profesionistë, me integritet të lartë. Do të jem shumë kërkues ndaj kritereve për përzgjedhjen e administratës. SPAK është maja e karrierës së çdo prokurori. Lidershipi i SPAK do krijojë frymën në gjithë institucionin. Punoj në grup, gjithë energjitë e mia për të nxitur dhe mbështetur punën në grup. Kam cilësitë e duhura për të drejtuar. Pika ime e forte është eksperienca e pasur 20-vjeçare në luftën kundër krimit të organizuar. Kam kaluar mbi 4000 dosje ku jam përballur me gjithë ngjarjet e mundshme në gjithë territorin. Kam organizuar shumë agjenci zbatimi të ligjit për kuftën kundër krimit të organizuar. Kam qenë 9 vjet i mbrojtur nga Policia e Shtetit, por kam vazhduar pa u trembur nga presionet. Kam një pikë të dobët: menaxhimi i kohës deri aty ku harroj çdo gjë tjetër dhe familjen për të përmbushur misionin tim”, ishte prezantimi i Dumanit.

Ndërkohë, sa i përket mënyrës se si do të funksionojë SPAK nën drejtimin e tij në rast të përzgjedhjes, Dumani u shpreh për ndarjen e prioriteteve.

“Pritet një fluks i lartë pune në SPAK me një numër të kufizuar prokurorësh. Kujdesi i parë është ngarkimi i panevojshëm i SPAK me lëndë të panevojshme për natyrën e saj. Prioritetet do të ndahen sipas seksioneve: prokurorë për hetim të korrupsionit dhe prokurorë për hetim të krimit të organizuar sipas specializimit të tyre. Gjithë stuktura të jetë e specializuar dhe të bashkëpunojë për një qëllim: përfaqësimi sa më i plotë i çështjes. Drejtuesi do të jetë në vijën e parë të hetimit, në çështje shumë të rëndësishme, të vështira, pa hequr dorë nga drejtimi i institucionit”, tha ai.  

Arben Kraja 

Pas Altin Dumanit, procesi i intervistimit ka vijuar me Arben Krajën, i cili prezantoi planin e tij nëse do të zgjidhet drejtues i Prokurorisë së Posaçme. Prokurori Arben Kraja vlerësoi punën e KLP për mënyrën profesionale dhe transparente në përzgjedhjen e prokurorëve për strukturën e posaçme SPAK, ndërsa renditi edhe eksperiencat e tij profesionale. Në fjalën e tij, kandidati Kraja shprehu mendimin e tij në lidhje funksionimin e SPAK, duke theksuar se sipas tij do të kemi 2 seksione: kundër krimit të organizuar dhe kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë. Ndërkaq, Kraja tha se “kemi dështuar në ndëshkimin e korrupsionit në nivel të lartë ose krimit të organizuar”, ndërsa e cilëson situatën si shqetësuese. I pyetur ne lidhje me plotësimin e vakancave të SPAK, kandidati Kraja argumentoi qëndrimin e tij se kemi dy mundësi ligjore për plotësim: drejtuesi mund te caktojë një prokuror të përkohshëm që plotëson kriteret për të ushtruar veprimtari në SPAK. E dyta, drejtuesi i SPAK mund t’i kërkojë Prokurorisë së Përgjithshme prokurorë për një detyrë specifike në SPAK. Gjithashtu, Kraja u pyet edhe për buxhetin e kësaj strukture dhe si do ta mbrojë në Parlament. Sipas tij, brenda 6 muajve te para do të ngrihet qendra e përgjimeve dhe do të kërkojë financim të rëndësishëm. Buxheti i shtetit ka parashikuar për 2020 një fond për rreth 100 punonjës apriori, investime etj.

Ervin Kondili

Ervin Kondili është kandidati i tretë dhe i fundit që garon në garën për kreun e SPAK. Pas intervistimit të dy kandidatëve të tjerë, edhe Kondili ka shpalosur vizionin e tij. Gjatë fjalës së tij kandidati Kondili u shpreh se ngritja e SPAK do të bazohet në objektiva konkrete dhe në afate sa më të shpejta, ndërsa krijimin e BKH e cilëson si plotësuese të SPAK. Ndërsa u shpreh në lidhje me hetimin e pasurive, Kondili mbajti qëndrimin se një qytetar që ka pasuri informale nuk është objekt i SPAK, por pasuria me origjinë kriminale. Ndërkaq, Kondili shtoi se hetimi pasuror duhet të ndiqet nga i njëjti prokuror që ndjek hetimin penal. Gjithashtu, as për kandidatin Kondili nuk munguan pyetjet e KLP. I pyetur nëse përbën rrezik për dekonspirim fakti që ligji parashikon bashkëpunim me forca të tjera policore përveç BKH, Kondili deklaroi se: “SPAK fillon nesër, BKH kërkon pak kohë për t’u formuar. Do të duhet bashkëpunim me Policinë e Shtetit me njerëz të emëruar posaçërisht për këtë bashkëpunim. Do të bashkëpunohet me agjenci të tjera policore sepse do të ketë nevojë për mbarëvajtjen e hetimit”. Mes të tjerash, kandidati Kondili u pyet edhe si do të vepronte si administrator i kësaj strukture. Në përgjigjen e tij, Kondili tha: “Drejtuesi nuk mund të ndërhyjë në pavaresinë e prokurorit. Drejtuesi është prokuror dhe si i tillë do të jetë mbështetje për këtë strukturë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy