Të rinjtë në Berat përplasen me automjetin e policisë dhe hedhin kanabisin në rrugë

Të rinjtë në Berat përplasen me automjetin e policisë dhe hedhin kanabisin në rrugë

Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Berat, pasi u kapën me një sasi lënde narkotike. Në pranga përfunduan Elsjon Muzyri, 21 vjeç dhe Xhuljano Mollaj, 27 vjeç, të dy banues në lagjen Uznovë, Berat, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. L.

3 të rinjtë po udhëtonin me mjetin e tyre, ndërsa polica u bëri postbllok në aksin rrugor Poliçan-Berat, në vendin e quajtur "Qafa e mullirit"  pas  informacioneve të marra se posedonin një sasi lënde narkotike me vete.

Shenjës së policisë për të ndaluar, të rinjtë nuk i janë përgjigjur por kanë vijuar rrugën duke i përplasur makinën efektivëve dhe janë larguar. Kjo ka bërë që policia t'u vihet në ndjekje duke i kapur pak minuta më vonë, çka solli dhe arrestimin e dy prej tyre dhe shpalli në kërkim një tjetër.

Të rinjtë posedonin me vete 340 gram kanabis, që u sekuestrua nga policia, ndërsa materialet i kaluan prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy