Kërkimet për dekada me radhë mbi trashëgimtarë të Leonardo da Vinçit kanë zbuluar disa njerëz që pretendojnë të jenë pasardhës të familjes së gjeniut të Rilindjes.
Gjetjet e botuara në revistën “Human Evolution” këtë muaj tregojnë një pemë të re gjenealogjikë të 21 brezave dhe katër degë.
Kërkimi është pjesë e “Projektit të ADN- së Leonardo Da Vinci”, i cili synon të konfirmojë se mënyra e të menduarit të tij do të bëjë "të kuptojë më mirë talentet e jashtëzakonshme dhe mprehtësinë vizuale përmes gjenetikës".
Studiuesit që qëndruan pas studimit shkruajnë se këto rezultate janë "pritur me padurim nga një këndvështrim historik", pasi ato do të ndihmojnë akademikët të "hulumtojnë shkencërisht rrënjët e gjeniut, për të gjetur informacione mbi aftësitë e tij fizike dhe mbi plakjen e tij të parakohshme, mbi shëndetin e tij dhe sëmundjet e mundshme trashëgimore, dhe për të shpjeguar perceptime të caktuara ndjesore të veçanta, si cilësia e tij e jashtëzakonshme vizuale dhe sinestezia ".
Studiuesit mblodhën të dhëna nga dokumentet historike në arkivat publike dhe private, dhe tregimet e drejtpërdrejta nga pasardhësit e anëtarëve të familjes së Leonardo.
Ndërsa studimi siguroi pak informacione në lidhje me pasardhësit që janë gjallë, për të mbrojtur privatësinë e tyre, studiuesit e projektit Agnese Sabato dhe Alessandro Vezzosi thanë për CNN se individët variojnë nga mosha 1 në 85 vjeç.
"Ka fëmijë dhe pensionistë të cilët më parë kryenin punë të ndryshme: si punonjës të të dy organeve publike dhe private, topograf (dhe) tregtarë", thanë dyshja përmes postës elektronike, duke shtuar: "Për ne, ata janë të gjithë njerëz të jashtëzakonshëm ... nga pikëpamja njerëzore. Ata jetojnë në Toskanë. Sidoqoftë, kërkimi tregon dhe degë të tjera dhe në vende të tjera ".
Meqenëse Leonardo nuk dihet të ketë pasur fëmijë, Sabato dhe Vezzosi përqendruan kërkimet e tyre tek babai i artistit dhe pasardhësit e tij, duke identifikuar ato që ata i quanin "disa degë të panjohura deri më tani të prejardhjes".
Ata shikuan "mijëra dokumente të pabotuara", si dhe rishikuan provat që ishin "të njohura, por jo të kuptuara", shkruan ata.
"Pyetja jonë ishte: A është e mundur që të mos ketë trashëgimtarë biologjikë nga pasardhësit e bijve të shumtë të Ser Piero, babait të Leonardo?" thanë ata, duke shtuar:
"Ne gjithmonë jemi përpjekur të hetojmë historinë e Leonardos, ashtu si (Leonardo artistin), për të ... shpjeguar arsyet e gjenialitetit të tij. Tani, me ndihmën e shkencës, shpresojmë që mund të kemi disa përgjigje".
I lindur në 1452, Leonardo është i njohur për pikturat e tij: "Mona Lisa" dhe "Darka e Fundit".
Leonardo gjithashtu ia kushtoi jetën e tij shkencës, matematikës, arkitekturës, dizajnit, inxhinierisë, gjeologjisë, hartografisë, skulpturës dhe vizatimit.
Veprat e tij artistike vazhdojnë të sjellin pagesa të majme nga koleksionistët.



