Hoxha: Krimi në Shqipëri në 30 vite ka evoluar, politika e shndërroi krimin në biznes (VIDEO)

Hoxha: Krimi në Shqipëri në 30 vite ka evoluar, politika e shndërroi krimin në biznes (VIDEO)

Çështja e krimit dhe rritja e rasteve kriminale në vend, për drejtuesin e AlffaPress, Poli Hoxha, ka zanafillën qe para 30 viteve.

Përmes skype në emisionin “MCN live”, Hoxha analizoi faktin se krimi në Shqipëri ka evoluar dhe sot politika e faktorizuar atë në formë më të fortë veçmas në fushata elektorale duke e shndërruar atë në biznes.

Ne kemi vite që diskutojmë që krimi është fuqizuar, thelbi i gjithë kësaj gjëje është që ai ka nisur para 30 vitesh.

Në fillim krimi ishte maksimumi për territore, për ndonjë shpërndarje, ziheshin për femra, për gjëra që ishin krim i përgjithshëm. Pastaj në vite krimi arriti në çdo palë zgjedhje të shfrytëzohet nga politika, duke krijuar ortakëri, dhe pak nga pak arritën fuqishëm deri në atë pikë, duke bashkëpunuar për fushata politike, që deri në fushatën e fundit të vitit 2021, jepnin strategji edhe për njërën palë edhe për tjetrën.

Tani kemi arritur që ku bashkëpunimi politike-krim për atë “dreq vote”, që çfarëdo nuk bëjnë për ta vjedhur, për të ardhur në pushtet, dhe pastaj toleranca që ka bërë politika e shndërroi këtë krim në biznesmen, por se si doli ky p.sh. biznesmen, askush nuk e analizon, por nuk janë biznesmen, janë krime.

Drejtori i përgjithshëm i policisë, u vu në funksion të Ramës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy