Qeveria e Haitit ka shpallur një gjendje e jashtëzakonshme për shkak të shpërthimit të koronavirusit, duke mbyllur kufijtë e kombit më të varfër të Amerikës dhe duke vënë shtetrrethimin, pasi autoritetet zbuluan dy rastet e para të infeksionit.
Presidenti Jovenel Moise tha në një konferencë për shtyp se të gjitha portet, aeroportet dhe kufijtë e vendit të Karaibeve do të mbyllen për njerëzit dhe do të mbeten të hapura vetëm për trafikun e mallrave.
Mjediset publike do të mbyllen të gjitha gjithashtu
Haiti ishte një nga vendet e fundit të Karaibeve pa koronavirus dhe kishte pezulluar fluturimet nga Evropa, Amerika Latine dhe Kanadaja dhe vendosi kufizime të mëdha në kufirin me Republikën Fqinje Dominikane në fillim të kësaj jave në një përpjekje për të parandaluar hyrjen e sëmundjes në vend.



