Mexhit: Nëse Zaev nuk arrin një shumicë stabile, vihet në lojë qeveria gjithëpërfshirëse

Mexhit: Nëse Zaev nuk arrin një shumicë stabile, vihet në lojë qeveria gjithëpërfshirëse

Opozita maqedonase nuk arriti të krijonte kuorumin e nevojshëm për të rrëzuar qeverinë e Zoran Zaev, i cili dy ditë më parë njoftoi anulimin e dorëheqjes së tij.

Lidhur me zhvillimet e mëtejme të kësaj qeverie, gazetari Zekirja Mexhit, thotë për edicionin e lajmeve të MCV TV, se vendi po shkon drejt një situatë të paqartë me një opozitë të përçarë për mocionin.

“Sot VMRO-DPMNE, partia kryesore e opozitës ka vijuar akuzat ndaj Zaev, madje ka shkuar më tej duke thënë se është e dështuar e për të mbajtur veten në pushtet iu desh të blinte një deputet. Janë akuza sigurisht që vijnë nga partitë opozitare edhe nga Lëvizja Besa, e cila thotë se është qëndrimi i tij por akuzon se është i kërcënuar dhe shantazhuar nga pushteti. Për këto zhvillime dhe mosvënien e votës nga ana e deputetit, e ka sjell Lëvizjen Besa në një situatë të paqartë që të tërhiqet nga qeveria dhe duke mos bërë të ditur se si do të veproj në ditët në vijim kjo parti”.

Por cila do të ishin zhvillimet e mëtejmë në këtë kaos politik, gazetari Mexhit, thotë se me gjasë, kryeministri Zoran Zaev, o duhet të punojë për të rritur numrat e shumicës stabile, sepse tani ka 59 deputetë dhe duhet të bëj 65 deputetë, ose në të kundërtën vendi duhet të përgatitet për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Shumica po tenton ose Zaev po tenton të zhvilloj negociata me Lëvizjen Alternativa, e cila thuhet se është e gatshme të braktis bllokun opozitar dhe t’i bashkohet partisë dhe shumicës së Zaev për të bërë shumicë stabile, për të bërë 64 ose 65 deputetë për ti bërë një zgjidhje at-hoc. Pra, nëse nuk ndodh kjo rritje, atëherë do të vihet në lojë dhe qeveria gjithëpërfshirëse e cila do të përgatis vendin për zgjedhje të parakohshme parlamentare të cilat me gjasë do të mbahen në mars ose në prill”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy