Dosja ‘Shullazi’, në prokurori jo vetëm Tahiri, por dhe një tjetër ministër

Dosja ‘Shullazi’, në prokurori jo vetëm Tahiri, por dhe një tjetër ministër

Ish-­ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pritet të paraqitet nesër në Prokurori ku do të merret në pyetje në lidhje me dosjen “Shullazi”.

Sipas "BalkanWeb” Tahiri pritet të paraqitet nesër në orën 10:00 në organin e akuzës pasi ka konfirmuar më herët marrjen e fletë­thirrjes nga prokuroria për të dhënë shpjegime për takimin me ish-­dekanin e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, sot rektor i UT, Mynyr Koni, i cili është kërcënuar nga Emiljano Shullazi.

Profesor Koni pas kërcënimit sipas prokurorisë është pritur në një takim nga Ministri i Brendshëm i asaj kohe i cili ka premtuar zgjidhjen e çështjes.

Por nesër në Prokurori do të paraqitet për të dhënë dëshminë e saj edhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla një orë pas Tahirit.

Kjo, për shkak se në takimin mes Konit, atëherë kandidat për rektor dhe ishministrit Tahiri ka qenë e pranishme edhe Nikolla.

Ministrja e Arsimit dhe ish­ministri Saimir Tahiri do të merren në pyetje nga prokurorja e çështjes Elisabeta Imeraj, e cila ka firmosur edhe shkresat për thirrjen e tyre në prokurori. 

Emiljano Shullazit së bashku me të dyshuar të tjerë po hetohen prej muajsh për disa akuza, si gjobëvënie e kërcënime ndaj dy profesorëve Dhori Kule e Mynyr Koni. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy