Vrasje në Vorë/ Ekzekutohet me armë zjarri 50-vjeçari teksa po hynte në banesë, policia në kërkim të autorëve

Vrasje në Vorë/ Ekzekutohet me armë zjarri 50-vjeçari teksa po hynte në banesë, policia në kërkim të autorëve

Një ekzekutim me armë zjarri ka tronditur fshatin Bërxullë të Vorës pak pas mesnatës. Viktima është identifikuar si Edmond (Ali) Sula, 50 vjeç, i cili u qëllua për vdekje në momentin kur po afrohej pranë banesës së tij.

 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 00:10 të datës 12 korrik. Sipas të dhënave paraprake nga grupi hetimor, autorët dyshohet se e kanë pritur 50-vjeçarin pranë banesës dhe kanë hapur zjarr në drejtim të tij, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. 

 

Pas atentatit, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Burime nga hetimi bëjnë me dije se dyshohet që viktima të jetë qëlluar nga pas, me një plumb në kokë.

 

Pas sinjalizimit për ngjarjen, në Bërxullë kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, i cili ka nisur punën për dokumentimin e provave dhe zbardhjen e rrethanave të plota të krimit.

 

Hetimet po drejtohen nga specialistët e sektorit për hetimin e vrasjeve, ndërsa janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në zonë, me qëllim identifikimin e lëvizjeve të autorëve para dhe pas ekzekutimit.

 

Sipas burimeve policore, Edmond Sula nuk rezulton me precedentë penalë. Megjithatë, hetuesit po verifikojnë të kaluarën e tij, rrethin e kontakteve dhe çdo pistë të mundshme për të zbuluar motivin e vrasjes. 

 

Një nga pistat që po shqyrtohet lidhet me aktivitetin e mëparshëm të viktimës në fushën e shitblerjes së pronave. Deri tani nuk ka persona të shoqëruar apo të arrestuar për ngjarjen, ndërsa policia vijon kontrollet dhe mbledhjen e provave për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Policia ka ngritur pika kontrolli në zonë dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy