Rrëshqitje masive dheu në Kinë, vdesin 8 persona, zhduken dhjetëra të tjerë

Rrëshqitje masive dheu në Kinë, vdesin 8 persona, zhduken dhjetëra të tjerë

Të paktën tetë persona kanë vdekur dhe dhjetëra janë zhdukur pasi një rrëshqitje dheu goditi provincën jugperëndimore të Kinës, Yunnan.

Rrëshqitja e dheut në qytetin Zhaotong ndodhi në orën 05:51 me orën lokale të hënën, duke bllokuar 47 persona.

Presidenti Xi Jinping ka urdhëruar një operacion shpëtimi “të gjithanshëm” në zonën që për momentin po përjeton edhe temperaturat nën zero.

Personeli ushtarak kinez kërkon për viktimat e zhdukura pas një rrëshqitjeje dheu në fshatin Liangshui në Zhaotong, në provincën Yunnan të Kinës jugperëndimore më 22 janar 2024. Dhjetra njerëz u varrosën dhe tetë u konfirmuan të vdekur kur një rrëshqitje dheu goditi një pjesë të largët dhe malore të Kinës jugperëndimore në janar 22. (Foto nga AFP) / China OUT (Foto nga -/AFP nëpërmjet Getty Images)

Shkaku i rrëshqitjes së dheut mbetet i paqartë, por sipas BBC rajoni i largët malor është i prirur ndaj fenomeneve të tilla.

Pamjet me dron të vendit të fatkeqësisë të transmetuara nga media shtetërore lokale treguan një shpat të gjerë balte të errët të lëshuar mbi tarracat malore dhe çatitë e fshatrave të mbuluara me dëborë.

Më shumë se 300 punëtorë shpëtimi u vendosën së bashku me dhjetëra makina zjarrfikëse dhe pajisje për lëvizjen e tokës.

Një pamje e një rrëshqitjeje dheu në fshatin Liangshui, qyteti Zhaotong, provinca Yunnan, Kinë në këtë kapje ekrani nga videoja e mediave sociale e publikuar më 22 janar 2024.

Më shumë se 500 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre dhe rreth 1000 punonjës shpëtimi u dërguan në zonë.

“Ishte shumë zhurmë dhe pati edhe një lëkundje, u ndje si një tërmet i madh”, tha një prej banorëve të zonës.

Sipas Administratës Meteorologjike të Kinës, pjesa më e madhe e Kinës jugore, përfshirë Yunnanin, është në mes të një krize të ftohtë, me temperatura që bien afër ose nën zero.

ZHENXIONG, KINË - 22 JANAR: Ekipet e shpëtimit kërkojnë për të mbijetuar në rrënojat e një rrëshqitjeje dheu më 22 janar 2024 në qarkun Zhenxiong, qyteti Zhaotong, provinca Yunnan e Kinës.  Rrëshqitja e dheut ka lënë 47 persona të varrosur në fillim të 22 janarit në Zhaotong, provincën Yunnan.  (Foto nga VCG/VCG nëpërmjet Getty Images)

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy