Amazon do investojë 11 mld dollarë në infrastrukturën e inteligjencës artificiale

Amazon do investojë 11 mld dollarë në infrastrukturën e inteligjencës artificiale

Gjigandi amerikan i teknologjisë Amazon ka njoftuar planet për të investuar 11 miliardë dollarë në shtetin amerikan Georgia për të zgjeruar dhe përmirësuar infrastrukturën e inteligjencës artificiale të njësisë së saj ‘Amazon Web Services’ (AWS).

Drupal Ad

Amazon tha se kjo njësi ‘cloud’ planifikon të investojë 11 miliardë dollarë për të zgjeruar infrastrukturën e saj në Georgia për të mbështetur teknologjitë kompjuterike ‘cloud’ dhe inteligjencën artificiale. Investimi pritet të krijojë të paktën 550 vende të reja pune me aftësi të larta.

Amazon tha se inteligjenca artificiale produktive rrit kërkesën për infrastrukturë të avancuar të hapësirës ‘cloud’ për ruajtje të dhënash digjitale, si dhe theksoi se investimet e AWS-së do të mbështesin të ardhmen e inteligjencës artificiale në qendrat e të dhënave në Georgia.

Qendrat e të dhënave AWS janë mjaft fleksibël për të drejtuar në mënyrë efikase njësitë e përpunimit grafik për ngarkesat tradicionale të punës ose inteligjencën artificiale dhe modelet e mësimit të makinerive”, tha Amazon, duke shtuar se kjo infrastrukturë moderne e inteligjencës artificiale do të forcojë pozicionin e shtetit Georgia si një qendër inovacioni.

Javën e kaluar, gjiganti i teknologjisë Microsoft njoftoi se planifikon të investojë 80 miliardë dollarë në teknologjitë e inteligjencës artificiale në vitin 2025.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy