Kryeministri Edi Rama komentoi dorëheqjen e kryebashkiakut të Vlorës, Ermal Dredha, duke e cilësuar si shumë të zbutur për të drejtuar bashkinë e qytetit jugor.
Duke kritikuar drejtorët, ai foli për vetëkënaqësi labe dhe dembelizëm, teksa njoftoi ngritjen e një Komisioni Etike në çdo bashki.
Vetëkënaqësi labe, dembelizëm dhe karshillëk ndaj popullit të Vorës. Njerëz pa din e iman me mandatin e drejtorit dhe të tërë hipur mbi shpatullat e qeverisë.
Do ishte e pafalshme sikur gjithë kjo situatë të lidhej me kryetarin e bashkisë, i cili në këtë situatë është më i pafajshmi.
Se i bie që ia lëmë vetëm Vlorës dhe dorëheqja e Ermalit është tregues i një njeriu që e ndjen, e do Vlorën dhe që i vetmi problem që ka, është që duke ndenjur për një kohë të gjatë jashtë Vlorës dhe jashtë Shqipërisë si diplomat, u zbut më shumë se duhet për të përballuar.
Duhet të ngrihet Komision i Etikës me deputetë dhe përfaqësues të Partisë Socialiste në çdo bashki, i cili duhet të trajtojë një fenomen gërryes dhe poshtërues, që duhet sulmuar agresivisht në çdo territor, duke filluar nga qendra dhe pastaj në nivel bashkie, nepotizmi, lidhjet e gjakut.
Komisioni i Etikës do caktojë kornizën dhe kufijtë, çfarë është e mundur dhe e pamundur, duke luftuar nepotizmin në administratë.



