Tërmeti në Kroaci/ Shqipëria dhuron 250 mijë euro ndihmë

Tërmeti në Kroaci/ Shqipëria dhuron 250 mijë euro ndihmë

Pas tërmetit të djeshëm në Kroaci, ku qyteti prej 20 mijë banorësh i Petrinjas u godit nga një tërmet 6.3 të shkallës Rihter, nuk kanë munguar ndihmat edhe nga rajoni i Ballkanit.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria i ka ardhur në ndihmë Kroacisë pas tërmetit të djeshëm shkatërrimtar.

Me anë të një postimi në ‘twitter’ Rama shkruan se ka nënshkruar dekretin për t’i dhuruar 250 mijë euro Kroacisë.

“Sapo nënshkroi dekretin e Qeverisë së Shqipërisë për të dhuruar 250 mijë EURO për Kroacinë vëllazërore për të ndihmuar rilindjen e Petrinja pas tërmetit shkatërrues ! Kroacia është një shembull i rezistencës dhe një model për ne në transformimin e saj të mahnitshëm në një vend krenar të BE-së,” shkruan Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy