Kinë/ Priten 65 milionë raste me Covid 19 në një javë në qershor

Kinë/ Priten 65 milionë raste me Covid 19 në një javë në qershor

Kina po përgatitet të përballet me një valë të re të Covid-it, e cila do të arrijë kulmin e saj në fund të qershorit, me 65 milionë raste në javë .

Këtë e pretendon Zhong Nanshan, i konsideruar si eksperti kryesor për sëmundjet e frymëmarrjes në Kinë dhe i cituar nga Global Times. 

Zhong zbuloi gjithashtu se dy vaksina të reja për të luftuar variantin Xbb do të dalin në treg së shpejti. 

“Ne jemi përpara vendeve të tjera në zhvillimin e vaksinave më efektive”, tha studiuesi.

Parashikimi është ilustruar nga Zhong gjatë një forumi shkencor në Guangzhou, ku projeksionet e treguara nga eksperti treguan se në Kinë një kulm i vogël i infeksioneve Covid ka të ngjarë që në fund të majit, me rreth 40 milionë infeksione në javë të cilat do bëhen 65 milionë në fund të qershorit. 

Sipas Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, shkalla e infeksionit të variantit Xbb u rrit nga 0.2% në mes të shkurtit në 74.4% në fund të prillit dhe 83.6% në fillim të majit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy